Imer Selmani: Provimi i jurisprudencës dhe licencat në shqip avancojnë përdorimin e shqipes në institucione

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Imer Selmani, ka deklaruar për TV21 se çështja e provimit të jurisprudencës, certifikatave dhe provimeve të tjera që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe, nuk duhet parë si një debat i kufizuar vetëm në një provim, por si një proces më i gjerë që kërkon zgjidhje dhe avancim të vazhdueshëm.
Selmani theksoi se kjo çështje është pjesë e një debati që po zhvillohet tashmë prej gati dy vitesh, duke nënvizuar rëndësinë e plotësimit të vazhdueshëm të të drejtave gjuhësore dhe avancimit të përdorimit të shqipes në institucionet përkatëse.
“Sa i takon provimit të jurisprudencës, por edhe certifikatave të ndryshme dhe provimeve, nuk flasim për një provim, flasim për disa provime. Është një debat gati dy vjet. Është një proces i një mbarëvajtjeje, i një plotësimi në kontinuitet dhe i një avancimi në kontinuitet të përdorimit të gjuhës shqipe, dita-ditës më mirë e më shumë”, u shpreh Selmani.



