Stojanoska: Shqiptarët po vetëdijësohen, manipulimet e BDI-së nuk kalojnë

Deputetja e VMRO DPMNE-së Dafina Stojanoska duke folur gjatë gjeancës për shkarkimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët, tha se shqiptarët e ndershëm po vetëdijësohen. Sipas saj, shqiptarët etnik duhet ta dënojnë BDI-në për kriminalitetin e bërë dhe se BDI nuk ka të drejtë që t’i përfaqësojë shqiptarët.
“Më vjen mirë që shqiptarët kanë filluar të vetëdijësohen dhe kësaj radhe nuk do të lejojnë që BDI të jetë më e paprekshmja. Uroj që asnjë shqiptar i ndershëm të mos harrojë kriminalitetin e BDI-së. Fakti që janë shqiptar etnik, nuk ua jep të drejtën t’ju përfaqësojnë dhe t’ju manipulojnë. Ndershmëria duhet t’i dalë përballë kriminalitetit dhe ta fitojë”, deklaroi Dafina Stojanoska, deputete e VMRO DPMNE.



