Trump fajëson votuesit amerikanë që injoruan paralajmërimet e tij për demokratët dhe Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se Irani është bërë “më agresiv” pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA më 3 nëntor ndërsa përsëriti parashikimin e tij se një fitore e demokratëve do të shkaktojë rënie të konsiderueshme në tregjet e aksioneve, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se kishte bërë dy parashikime përpara zgjedhjeve, duke pretenduar se të dyja ishin materializuar. Ai tha se kishte paralajmëruar se “nëse demokratët fitojnë, tregjet e aksioneve do të bien, në mënyrë të konsiderueshme, gjë që ka ndodhur” dhe se Irani “do të bëhet më agresiv në sulmet e tyre, gjë që ka ndodhur gjithashtu”.
Trumpi pretendon se Irani ka “lançuar më shumë dronë dhe raketa në javën e fundit se në çdo kohë për më shumë se një vit”, duke shtuar se “ata të gjithë janë rrëzuar dhe nuk kanë bërë asnjë dëm”.
“Udhëheqësit iranianë i konsiderojnë demokratët të dobët, të paefektshëm dhe shkatërrues të vendit, por unë nuk do ta lejoj që të ndodhë!”, shtoi ai.
Trumpi akuzoi gjithashtu demokratët dhe Iranin se qëllimisht po përpiqeshin t’i mbanin çmimet e naftës të ngritura përpara zgjedhjeve afatmesme, duke pretenduar se çmimet që atëherë “kanë rënë me një nivel rekord”.
“Sa keq që votuesit nuk e kuptuan këtë përpara se të merrnin vendimin, por i gjithë procesi zgjedhor ishte shumë i ‘çuditshëm’”, tha ai. Në të njëjtin postim, Trumpi pretendoi se Irani “ka vrarë 81 mijë protestues që nga sot”.
“Në fund, Amerika do të fitojë!”, shtoi ai.



