Izet Mexhiti: Bashkëpunimi me Shqipërinë duhet të ndihet më shumë në jetën e qytetarëve

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Manastir, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ndikimin e tij në jetën e qytetarëve.

“Festa e Alfabetit na bëri bashkë sot në Manastir. Krahas agjendës zyrtare, bashkë me Bilall Kasamin zhvilluam një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Biseduam për lidhjet që kemi ndërtuar ndër vite dhe për atë që mund të bëjmë sot që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të ndihet më shumë në jetën e qytetarëve tanë.

E sheh çfarë vlere ka ky bashkëpunim kur një familje kalon më shpejt kufirin për të takuar të afërmit, kur artistët e bizneset nga të dyja vendet e kanë më të lehtë të punojnë bashkë. Njerëzit tanë prej kohësh i mbajnë gjallë këto lidhje. Ndërsa ne si udhëheqës kemi përgjegjësinë t’ua lehtësojmë rrugën”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button