Bekim Sali: Kongresi i Manastirit, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, pas aktiviteteve në Qafë Thanë dhe Ohër, ka vazhduar vizitën në Manastir, qytet që ka një rëndësi të veçantë historike për shqiptarët për shkak të Kongresit të Manastirit.
Sali tha se ky qytet kujton rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës dhe identitetit kombëtar, si dhe përgjegjësinë për ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm.
“Pas promovimit të One Stop Shop-it në Qafë Thanë dhe drekës së punës në Ohër me dy kryeministrat, rrugëtimin tonë e vazhduam drejt Manastirit.
Një qytet që për shqiptarët ka një domethënie të veçantë historike e kombëtare. Pikërisht këtu, në Kongresin e Manastirit, u unifikua alfabeti ynë, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Manastiri na kujton se sa shumë kemi arritur kur jemi bashkë dhe sa e rëndësishme është të ruajmë gjuhën, identitetin dhe vlerat tona, duke ndërtuar me përgjegjësi të ardhmen e brezave që vijnë”, ka shkruar Bekim Sali.



