Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka zhvilluar takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Kristof Kamp.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kohezionit shoqëror.
“Angazhimi politik dhe institucional në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet komuniteteve, forcimin e besimit të ndërsjellë dhe garantimin e barazisë e përfshirjes është thelbësor për stabilitetin afatgjatë të një shteti”, shkroi Ferati në një status.

