Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

Ish kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi duket se nuk e ka problem që në kohën kur po përballet me akuza për keqpërdorim të financave publike të jetë pjesë e aktiviteteve politike të BDI-së dhe të shfaqet në krah të liderit të saj, Ali Ahmeti.

BDI sonte organizoi panel-diskutim me temën “Marrëveshja kombëtare për përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane”, ku Arifi u shfaq në mesin e pjesëmarrësve, në një pozicion të dukshëm në aktivitet.

Paraqitja e saj vjen në një kohë kur ndaj saj po zhvillohet proces gjyqësor për dyshimet lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës sa drejtonte Komunën e Tetovës. Ajo dyshohet se përmes qindra kontratave fiktive për shërbime të ndryshme i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Tetovës në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Por kjo nuk është e vetmja çështje gjyqësore që rëndon mbi Arifin, pasi komuna e Tetovës ka ngritur edhe tri padi të tjera që lidhen me dyshime për keqpërdorime gjatë periudhës së qeverisjes së saj.

Ndërsa, drejtësia po merret me rastet që lidhen me ish-kryetaren, BDI-ja vazhdon ta prezantojë atë në aktivitetet e saj politike duke e vendosur madje në krah të kreut të partisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button