Irani mohon pretendimet për komplot vrasjeje në Greqi, ku dyshohet përfshirja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut

Ambasada e Iranit në Athinë i hodhi poshtë si “krejtësisht të pabaza” raportimet e mediave për një komplot për vrasje në Greqi, të lidhur me inteligjencën iraniane, duke akuzuar Izraelin për zhvillimin e një fushate propagandistike, transmeton Anadolu.

Ambasada tha se “i hedh poshtë si krejtësisht të pabaza pretendimet” e bëra nga disa media, të cilat ia atribuojnë një komplot të dyshuar terrorist individëve të lidhur me Iranin.

“Këto akuza të pabazuara janë pjesë e fushatës së diskredituar të regjimit izraelit dhe mekanizmave të tij të propagandës dhe luftës psikologjike, që synojnë të njollosin imazhin e Iranit, pas operacioneve të mëparshme me ‘flamur të rremë’, dhe nuk kanë asnjë vlerë apo besueshmëri”, thuhet në deklaratë.

Ambasada shtoi se të gjithë duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj “sajimeve mashtruese”.

Reagimi vjen pasi mediat greke raportuan të martën se shërbimet e inteligjencës kanë zbuluar një komplot të dyshuar për vrasjen e një personi të paidentifikuar në Greqi, çka çoi në arrestimin e pesë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi të lidhur me inteligjencën iraniane, në kuadër të një operacioni të përbashkët.

Sipas raportimeve, pesë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dyshohet se po përgatitnin një sulm terrorist në emër të shtetasit iranian Edris Jahangiri Mavaneh, i cili ka lidhje me shërbimet e inteligjencës së Iranit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button