49-vjeçari nga Shkupi dyshohet për abuzim seksual ndaj një të mituri nën 15 vjeç

Një 49-vjeçar nga Shkupi do të përballet me ndjekje penale nën dyshimin për përdhunimin e një fëmije.
Siç bëhet e ditur në buletinin policor, SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj P.N. (49) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet”.
Në shkurt të vitit 2026, i denoncuari ka kryer veprime seksuale ndaj një të mituri.



