Bujar Osmani nuk heq dorë nga Open Ballkani: Ishte projekt i mirë!

Nënkryetari i BDI-së dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka lavdëruar sërish projektin kontrovers të Ballkanit të Hapur, duke pretenduar se ky model bazohet në barazinë mes shteteve dhe lehtësimin e procedurave administrative për qarkullim.
“Ballkani i Hapur është kundërthënës me Botën serbe, a e dini pse? Sepse në Ballkanin e Hapur janë shtete që janë të barabarta me njëra-tjetrën dhe i lehtësojnë procedurat administrative për qarkullim”, ka deklaruar Osmani.
Deklarata e Osmanit rikthen në debat pikëpyetjet mbi konceptin e barazisë rajonale që ai ia atribuon Ballkanit të Hapur, në një kohë kur një shtet i rëndësishëm i rajonit mbeti jashtë kësaj nisme.
Megjithatë ai nuk shpjegoi mungesën e Kosovës në këtë nismë, pasi të gjithë liderët politikë në Kosovë e refuzuan Ballkanin e Hapur.



