Afrim Gashi në TOP 100: Bizneset e shndërrojnë suksesin në mirëqenie për qytetarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional TOP 100 2026, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku ka ndarë një çmim për njërën nga pesë kompanitë më të suksesshme.

“Isha i nderuar të marr pjesë në ngjarjen tradicionale TOP 100 2026, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, dhe të ndaj çmimin për njërën nga kompanitë e renditura në TOP 5.

Shpreha vlerësim për kontributin e Odës në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, në nxitjen e dialogut me institucionet dhe në krijimin e një klime më të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik.

Përgëzime për sipërmarrësit dhe bizneset e vlerësuara, ata të cilët e kthejnë kapitalin në investime, investimet në vende pune dhe suksesin në mirëqenie për qytetarët. Suksese të mëtejshme!”, ka shkruar Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button