Bekim Sali merr pjesë në manifestimin TOP 100, vlerësohen bizneset më të suksesshme

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional TOP 100, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku vlerësohen kompanitë për sukseset dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik.

“Pata nderin të marr pjesë në manifestimin tradicional TOP 100, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, një ngjarje e rëndësishme që vlerëson sukseset, arritjet dhe kontributin e bizneseve në zhvillimin ekonomik.

Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe mirëqenies së shoqërisë. Prandaj, mbështetja e sipërmarrësve, krijimi i kushteve për investime dhe ndërtimi i një klime të favorshme për biznesin mbeten thelbësore.

Urime të gjitha kompanive të vlerësuara! Suksesi i tyre është motivim për më shumë zhvillim, investime dhe perspektivë ekonomike për vendin tonë”, ka shkruar Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button