VLEN: Mbetemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së premtimeve të dhëna para qytetarëve

Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e ndonjë partie politike. Ajo është arritje historike dhe rezultat i sakrificës së popullit shqiptar për barazi. Pas më shumë se dy dekadash pritjeje, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike duhet të garantohet me ligj. Miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mbetet një nga zotimet tona kryesore. Është absurde të thirresh në Marrëveshjen e Ohrit dhe njëkohësisht të bllokosh avancimin e saj. Përgjegjësia për përmbylljen e këtij procesi u takon të gjitha subjekteve parlamentare që deklarohen në mbështetje të Marrëveshjes së Ohrit.
Mbetemi të përkushtuar edhe ndaj miratimit të propozimligjit për transformimin e angazhimit me kontrata në marrëdhënie të rregullt pune, përmes të cilit personat që i plotësojnë kushtet do të punësohen pa afat të caktuar. Pavarësisht bllokimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nga opozita, ne edhe pa mekanizmin e Balancuesit po dëshmojmë se me VLEN-in dyert e shërbimit publik për shqiptarët janë të hapura. Vendi i punës nuk guxon të jetë mjet për shantazhe politike.
Decentralizimi, si një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit, mbetet prioriteti ynë. Komunat me shumicë shqiptare tashmë po e ndiejnë mbështetjen financiare përmes projekteve dhe investimeve, pavarësisht se cili subjekt politik i udhëheq.
Partneriteti qeveritar është stabil. VLEN-i mbetet i përkushtuar ndaj përmbushjes së prioriteteve programore të premtuara para qytetarëve. Në këtë drejtim, vlerësojmë se efikasiteti i përgjithshëm i Qeverisë aktuale duhet të gjykohet përgjatë një mandati të plotë.
Raportin e ri të Komisionit Evropian e vlerësojmë si një pasqyrë reale dhe objektive të përparimit dhe sfidave që mbeten. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi ynë strategjik dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri, Kuvend dhe pushtetin lokal do të vazhdojnë punën për përmbushjen e të gjitha prioriteteve të përcaktuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button