Denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhjet e pushtetit me sektorin e ndërtimit.

Gjatë shoqërimit të gazetarit, policia ka përdorur spraj me piper ndaj aktivistes Alisa Braho, e cila po filmonte momentin kur ai po shoqërohej.

Kujtojmë se së fundmi, Vincent van Gerven Oei analizoi përmbajtjen e “The Albanian Files”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e kryeministrit Edi Rama dhe parave të drogës në sektorin e ndërtimit.

Sipas analizës së tij, Shqipëria është kthyer në një terren ku studio të shumta të huaja gjejnë hapësirë të madhe veprimi dhe liri të plotë për projektet e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button