Arrestohet një 39-vjeçar në Shkup, policia e kap duke marrë një materie të panjohur

Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkup, pasi policia e ka kapur duke marrë një materie të panjohur bimore, e cila ishte lënë pranë një shtylle elektrike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 20:30, kur zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, bazuar në informacione operative, kanë vërejtur një automjet të tipit “Mazda 3”, me targa të Shkupit.

“Personi që drejtonte automjetin ka dalë nga vetura dhe ka marrë një materie të panjohur bimore, e cila ishte lënë pranë një shtylle elektrike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka privuar nga liria personin me inicialet S.B. (39), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, që lidhet me veprat kundër shëndetit të njerëzve, përkatësisht narkotikët.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, njofton MPB-ja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button