Irani paralajmëron SHBA-në për “përgjigje shkatërruese” nëse Uashingtoni nis luftë

Zyrtari më i lartë i sigurisë së Iranit paralajmëroi të shtunën Uashingtonin se do të përballet me një “përgjigje shkatërruese” nëse nis një luftë, disa ditë pasi republikanët humbën kontrollin e të dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raporton Anadolu.

“E humbët luftën dhe zgjedhjet. Vance e ka pranuar humbjen, Rubio po përgatitet të largohet, Hegseth është në prag të shkarkimit, ndërsa komandanti i CENTCOM-it tani është bërë podkaster!”, shkroi në platformën X Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

“Pra, me kë saktësisht në Uashington duhet ta përcjellim këtë mesazh? Nëse nisni luftë, do të përballeni me një përgjigje shkatërruese”, shtoi ai.

Demokratët fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke ia marrë Partisë Republikane të presidentit Donald Trump shumicën në të dyja dhomat e Kongresit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button