Kasami: Dibra me Fisnikun po ndryshon!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e njëvjetorit të mandatit të kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, ku është prezantuar llogaridhënia për punën e realizuar gjatë 12 muajve të fundit.

Kasami ka vlerësuar punën e Melës, duke theksuar se gjatë këtij viti Dibra ka shënuar ndryshime në disa fusha. Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Qeverisë për Dibrën dhe komunat e tjera do të vazhdojë.
“Dibra me Fisnikun po ndryshon!

Bashkë me funksionarë të VLEN-it, aktivistë e bashkëmendimtarë, dëgjuam llogaridhënien e Fisnik Melës në 1-vjetorin e marrjes së mandatit.

Nën udhëheqjen e VLEN-it, Dibra po ndryshon në çdo aspekt. Kaq sa është bërë këto 12 muaj, nuk është punuar me vite në Dibër.

Ky është vizioni ynë për komunat. Më shumë punë, më shumë projekte, më shumë decentralizim.

Përkrahja e Qeverisë për Dibrën dhe të gjitha komunat do të vazhdojë, ndërsa udhëheqësit punëtorë dhe të ndershëm si Fisniku janë modeli që VLEN-i e sjell në jetën politike”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button