Afrim Gashi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit dhe ish-ministrit Samka Ibraimovski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Samka Ibraimovskit, ish-deputet, ish-ministër dhe një personalitet i njohur i jetës politike në vend.

Gashi ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në jetën parlamentare dhe institucionale, veçanërisht në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe avancimin e të drejtave dhe pozitës së komunitetit rom.

“Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Samka Ibraimovski, ish-deputet, ish-ministër dhe personalitet i njohur i jetës politike në vend.

Përgjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai dha një kontribut të rëndësishëm në jetën parlamentare dhe institucionale të vendit, duke u angazhuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në ngritjen e çështjeve që lidhen me të drejtat, barazinë dhe avancimin e pozitës së komunitetit rom.

Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbeten pjesë e kujtesës politike dhe institucionale të vendit.

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button