Bekim Sali: Besimi në institucione ndërtohet kur çdo qytetar ndihet i barabartë dhe i përfaqësuar

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në hapjen e dialogut Schleswig-Holstein–Ballkani Perëndimor në Gjermani, ka theksuar rëndësinë e kohezionit social, mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve dhe forcimit të besimit në institucione.
Sali ka theksuar se në 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përgjegjësia kryesore është që parimet e barazisë dhe përfaqësimit të zbatohen në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Besimi në institucione ndërtohet kur çdo qytetar ndihet i barabartë, i përfaqësuar dhe i dëgjuar.
Në hapjen e dialogut Schleswig-Holstein–Ballkani Perëndimor në Gjermani, theksova se kohezioni social dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve janë pjesë thelbësore e së ardhmes sonë evropiane.
Në 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, përgjegjësia jonë është t’i bëjmë parimet e barazisë dhe përfaqësimit të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve.
Përmes bashkëpunimit me partnerët gjermanë dhe rajonalë, synojmë ta kthejmë shkëmbimin e përvojave në institucione më të hapura dhe mundësi më të mira për të gjithë”, ka shkruar Sali.



