Stojanovska e VMRO-së: VLEN i siguroi fitoren Arkin Jahijit

Deputetja dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, ka akuzuar partinë VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë ka vepruar në favor të AKI-së, në vend që të dëshmojë se përfaqëson një alternativë të ndryshme politike.
Gjatë një paraqitjeje në edicionin qendror të lajmeve në televizionin Sitel, nga Bërvenica, Stojanoska tha se VLEN në raundin e parë kishte garuar me kandidat të vetin, ndërsa në raundin e dytë vendosi të mbështesë kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim.
Sipas saj, me këtë veprim VLEN nuk arriti të distancohej nga politikat e BDI-së. Ajo vlerësoi se koalicioni luajti rolin e një “kali Troje” dhe përçau votat e elektoratit, gjë që, sipas saj, i shkoi në favor BDI-së.
“Na vjen keq që VLEN-i nuk e shfrytëzoi këtë mundësi për të treguar se është ndryshe nga BDI-ja”, deklaroi Stojanoska.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button