Shqipëri/ Studentët përplasen me policinë, sulmohet me gurë dhe molotovë Ministria e Arsimit

Me gurë , molotov, mjete piroteknike, protestuesit kanë vijuar goditjet ndaj Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu kanë hequr edhe gurë në trotuar duke i hedhur në drejtim të autobotit të ujit.

Policia ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Organizimi i studentëve nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa Partia Demokratike nisi protestën te Kryeministria dhe më pas marshoi për t’u bashkuar me studentët.

Por deputetët demokratë nuk u pranuan nga studentët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button