Takim lamtumirës i Avokatit të Popullit, Faton Selami, me Ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Kilian Val

Bashkëpunimi ndërmjet institucionit të Avokatit të Popullit dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, si dhe mbështetja e shprehur përmes disa projekteve të realizuara – hartimi i ueb-faqes së re të Institucionit, mbështetja gjatë hartimit dhe promovimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Avokatin e Popullit, promovimi i Raportit nga hulumtimi i realizuar mbi gjendjen me realizimin e mbrojtjes shëndetësore në burgjet e vendit, si dhe mbështetja teknike – ishin në fokus të bisedës ndërmjet Avokatit të Popullit dhe ambasadorit dhe kreut të Misionit të OSBE-së në Shkup, Sh.T. Kilian Val, në takimin e organizuar me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Me këtë rast, theksojmë se për të gjithë të punësuarit në institucionin e Avokatit të Popullit ishte nder dhe kënaqësi që patëm mundësinë të njihemi dhe të bashkëpunojmë me ambasadorin, Sh.T. Val, një person që ka mirëkuptim të plotë për rëndësinë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Mbështetja që kemi marrë ka rëndësi të madhe për ne dhe besojmë se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse nuk ka punë më fisnike sesa të kontribuosh në ndërtimin e një institucioni të fuqishëm dhe të pavarur, i cili gjithmonë do të jetë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
E falënderojmë ambasadorin dhe i dëshirojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button