Blanar: Sllovakia kundër çdo standardi të dyfishtë në procesin e anëtarësimit në BE

Sllovakia kundërshton çdo standard të dyfishtë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kërkon që vendeve kandidate të rajonit t’u jepet një sinjal i qartë se integrimi evropian është një perspektivë reale.
Kështu deklaroi ministri sllovak i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Juraj Blanar, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Blanar paralajmëroi se mungesa e përparimit të dukshëm drejt anëtarësimit në BE mund të shtojë frustrimin te vendet kandidate dhe të rrezikojë lidhjet e rajonit me Bashkimin Evropian.
“Duhet t’i japim sinjal të qartë rajonit se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është real. Në të kundërtën, frustrimi i vendeve kandidate do të rritet dhe, për këtë arsye, është e mundur ta humbim këtë rajon”, deklaroi Blanar.



