Bekim Sali uron Austrinë për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë, i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka përcjellë urimet e tij për qytetarët austriakë me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë, duke vlerësuar miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në urimin e tij, Sali theksoi rëndësinë e Austrisë si partnere e çmuar e vendit dhe si një mbështetëse e vendosur e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ai vlerësoi angazhimin austriak për mbajtjen e rajonit pranë Bashkimit Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Sali shprehu bindjen se partneriteti mes dy vendeve duhet të thellohet më tej, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët dhe për të ndërtuar lidhje edhe më të afërta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.

Në fund, ai përcolli urimet më të përzemërta për Ditën Kombëtare të Austrisë, duke riafirmuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button