Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali mirëpret ambasadoren e re të Çekisë, Irena Götzová

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti ambasadoren e re të Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Irena Götzová, së cilës i uroi suksese në misionin e saj diplomatik.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetja e Çekisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbisedimi përfshiu mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor dhe kulturor, si dhe shkëmbimin e përvojave në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.

Sali theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, me synimin e avancimit të bashkëpunimit dhe të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button