Rrjedhja e naftës përhapet pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke ngritur shqetësime mjedisore

Një rrjedhje nafte nga një cisternë e dëmtuar në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe është zgjeruar, tregojnë imazhet e fundit satelitore, duke nxitur mbylljen e plazheve në Umm Al Quwain, Sharjah dhe Ras Al Khaimah.
Autoritetet po punojnë për të kufizuar rrjedhjen, por nuk e kanë bërë të ditur emrin e cisternës dhe as shkakun e derdhjes së naftës.
Ekspertët i thanë agjencisë Reuters se rrjedhja vinte nga anija Gem No. 2, për të cilën burime nga sektori i transportit detar thanë se ishte goditur muajin e kaluar nga një predhë me origjinë të paidentifikuar.
Derdhja e naftës ka ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor të sulmeve ndaj anijeve tregtare në rrugët detare të Gjirit Persik. Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), ujërat e rajonit janë habitat i më shumë se 500 llojeve të peshqve, si dhe i delfinëve dhe breshkave detare.



