Paga mesatare neto në gusht: 48.733 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar në vend në gusht të vitit 2026 ishte 48.733 denarë, që paraqet një rritje prej 7,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja vjetore e pagës mesatare neto i atribuohet kryesisht rritjes së pagave në sektorët e furnizimit me ujë, largimit të ujërave të zeza, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për rehabilitimin e mjedisit, me 11,9 për qind; në veprimtaritë administrative dhe shërbimet mbështetëse, me 10,7 për qind; si dhe në industrinë përpunuese, me 9 për qind.

Në gusht, krahasuar me muajin paraprak, rritje e pagës mesatare neto u regjistrua në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me 5,4 për qind; në art, argëtim dhe rekreacion, me 5 për qind; si dhe në veprimtaritë administrative dhe shërbimet mbështetëse, me 4,2 për qind.

Ndërkaq, paga mesatare bruto në gusht të këtij viti ishte 73.336 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button