Daut Beqiri: Vetëdijesimi për kancerin e gjirit dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë

Komuna e Haraçinës ka shënuar Tetorin Rozë përmes një ligjërate vetëdijesuese për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, me pjesëmarrjen e onkologut, Dr. Ilir Ismaili.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, bëri të ditur se aktiviteti u mbajt në Sallën e Këshillit të Komunës, ku të pranishëm ishin edhe deputetja Merita Koxhaxhiku dhe zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi.

Beqiri falënderoi Dr. Ismailin për kontributin profesional, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e kësaj nisme.

“Si kryetar i Komunës, mbetem i përkushtuar për të mbështetur iniciativa që promovojnë shëndetin, ndërgjegjësimin dhe parandalimin”, theksoi Beqiri.

Ai e përmbylli mesazhin me thirrjen për kujdes të shtuar ndaj shëndetit, duke nënvizuar se “kujdesi për shëndetin shpëton jetë!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button