Ish i punësuar në Kadastrë mashtron një shkupjane për rreth 2.000 euro për privatizimin e tokës

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje pasdite, në orën 14:00, në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga dy persona për shumën prej 117.000 denarësh.
Sipas denoncimit, më 21 të muajit të kaluar ajo u takua me personat, ku njëri prej tyre u prezantua si i punësuar në Kadastrë dhe i premtuan se do ta ndihmonin familjen e saj të blinte dhe të privatizonte tokën që përdornin, e cila është pronë shtetëroore.
Siç është raportuar, ajo i ka paguar paratë personit disa herë, e më pas ka kërkuar në Kadastrë të njoftohet për çështjen, ku i kanë thënë se personi nuk është më i punësuar aty prej më shumë se dy vitesh dhe ajo e kuptoi se ishte mashtruar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.



