Sali: Tetova do të ketë Bibliotekë Universitare, miratohet vendimi në Qeveri

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Bibliotekës “Koço Racin” në Tetovë dhe shndërrimin e saj në Bibliotekë Universitare.

Sali theksoi se ky vendim synon të përmirësojë kushtet për studentët dhe komunitetin akademik në Tetovë.

“Tetova, si qendër universitare, meriton institucione që u përgjigjen nevojave të studentëve dhe botës akademike”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se institucioni i ri do të krijojë më shumë mundësi për qasje në literaturë, studim dhe kërkim shkencor.

“Kjo Qeveri është e përkushtuar që investimet të mos mbeten vetëm në infrastrukturë, por të shtrihen edhe në dije, arsim dhe zhvillimin akademik”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë.

Sipas tij, ky hap synon të forcojë zhvillimin arsimor dhe akademik, duke u ofruar studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve kushte më të mira për punë dhe studim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button