Kryeparlamentari Gashi viziton Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, diskuton për përmirësimin e shërbimeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një vizitë miqësore në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, ku ka diskutuar për funksionimin e institucionit dhe sfidat me të cilat përballet në punën e përditshme.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i institucionit, i cili e falënderoi Gashin për vizitën dhe mbështetjen.
“Biseduam hapur për sfidat e përditshme të punës, funksionimin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe hapat që po ndërmarrim për të përmirësuar shërbimet tona”, thuhet në njoftim.
Drejtuesi i Shtëpisë së Shëndetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e kryeparlamentarit, ndërsa në njoftim nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me masat konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.



