Aliu dhe Mexhiti: Kemi punuar me transparencë, nuk dorëhiqemi

Dy ministrat e Aleancës për Shqiptarët, ai i Shoqërisë Informatike dhe Administrative, Azir Aliu, si dhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në konferencë të jashtëzakonshme për media, kanë njoftuar se sipas statutit të partisë së tyre, nuk mundet të sillet vendim për emërimin ose shkarkimin e ministrave, raporton Alfax.
“Ne nuk do të dorëzojmë dorëheqje, e para për shkak se kemi punuar me transparencë dhe e dyta partia jonë nuk mund të kërkojë shkarkimin tonë sepse nuk ka bazë mbi çka mund të kërkojë këtë, sepse rezultatet flasin vet”, deklaroi Aliu.
Aliu më tej shtoi se ligjet e propozuar nga ai dhe Mexhiti janë refuzuar nga Artan Grubi.
“Artan Grubi pa mos i lexuar, i refuzonte ndërkaq kryeministri teknik vetëm bënte “amin”.



