Bekim Sali takon ambasadorin polak: Përvoja e Polonisë është mbështetje për rrugëtimin tonë drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora. Sali ka vlerësuar mbështetjen e Polonisë për perspektivën evropiane të vendit dhe ka theksuar rëndësinë e përvojës polake në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.

“Miqësia me Poloninë dhe përvoja e saj evropiane janë një mbështetje e çmuar për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

Me kënaqësi mirëprita ambasadorin e Republikës së Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz Brymora. E vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për perspektivën tonë evropiane dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona.

Përvoja polake në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane ofron njohuri të vlefshme për punën tonë: institucione më të afta, zhvillim lokal dhe më shumë mundësi për qytetarët.

Mbetemi të përkushtuar ta thellojmë këtë partneritet dhe ta kthejmë miqësinë mes dy vendeve në bashkëpunim me rezultate konkrete”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button