Mbi 53 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur në sulmin e rebelëve Huthi në jug të Jemenit

Më shumë se 53 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën të hënën në një sulm Huthive që shënjestroi një qendër trajnimi sigurie në provincën jugore Shabwa, të Jemenit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të lëshuar në platformën amerikane të mediave sociale Facebook, guvernatori i provincës Shabwa tha se sulmi goditi objektin ndërsa rekrutët e rinj të sigurisë së brendshme po i nënshtrohen trajnimit.
“Shkalla e kësaj tragjedie nuk mund të përballet vetëm me dënim, por kërkon masa urgjente ushtarake dhe të sigurisë për të parandaluar përsëritjen e sulmeve të tilla”, theksuan autoritetet lokale, duke i kërkuar qeverisë jemenase dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite të forcojnë aftësitë mbrojtëse të guvernatoriatit.
Ndërkohë grupi Huthi nuk ka komentuar menjëherë lidhur me deklaratën.
Sulmi vjen mes përshkallëzimit të armiqësive midis Huthive dhe forcave të rreshtuara me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.
Jemeni është përfshirë në konflikt që nga viti 2014, kur Huthit pushtuan kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të Jemenit verior.



