Sali nga tubimi përmbyllës në Bërvenicë: Besimi fitohet me punë dhe përkushtim, VOTO NUMRIN 4!

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini.
Përmes një statusi në Facebook, Sali ka vlerësuar energjinë dhe mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se Huseini gjatë fushatës ka takuar banorët dhe ka dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.
“Ne në VLEN kështu e kuptojmë politikën, si përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarit. Besimi fitohet me punë, me përkushtim dhe me njerëz që i mbajnë premtimet”, ka shkruar Sali.
Në fund të mesazhit, ai ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Jakup Huseinit, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4.



