Sali takon përfaqësuesit e FUEN-it, në fokus të drejtat e komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim në Qeveri me përfaqësuesit e Unionit Federal të Nacionaliteteve Evropiane (FUEN), organizatë që përfaqëson mbi 100 organizata të pakicave kombëtare dhe gjuhësore në Evropë.
Sipas njoftimit të Salit, në takim është diskutuar mbrojtja e të drejtave të komuniteteve, ruajtja e identitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe forcimi i bashkëpunimit institucional.
“Biseduam për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, në frymën e vlerave evropiane dhe barazisë”, ka deklaruar Sali.



