Pas dhunës brutale, protestuesit thirrje policisë: Hiqni uniformat!

Pas akteve të dhunës brutale dhe ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit, protestuesit kanë ngritur zërin me një thirrje të fortë drejtuar efektivëve.
Të indinjuar nga përdorimi i forcës, sprajit të piperit, ujit me presion dhe shoqërimeve të dhunshme, qytetarët i janë drejtuar policisë duke u bërë thirrje që të heqin uniformat, në shenjë proteste ndaj trajtimit të dhunshëm që iu është rezervuar gjatë tubimit.



