Afrim Gashi në Romë: Dialogu ndërparlamentar, kyç për demokracinë dhe perspektivën europiane

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hapjen solemne të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, kryetari i Senatit italian, Ignazio La Russa, si dhe kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Petra Bayr.
Gashi ka theksuar rëndësinë e dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërparlamentar për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit.
“Hapja solemne, në të cilën morën pjesë Lorenzo Fontana, Kryetar i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Ignazio La Russa, Kryetar i Senatit të Republikës Italiane, dhe Petra Bayr, Kryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, bashkoi përfaqësues parlamentarë nga vende të ndryshme për të diskutuar çështje me rëndësi për demokracinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Besoj se dialogu i hapur dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësorë për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme. Prandaj, kjo konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e partneritetit dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit tonë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button