Ashpërsohet lufta Taravari – Sela: Të shtunën Kuvendi

Në vazhdën e përplasjeve të brendshme në Aleancën për Shqiptarët, grupi i udhëhequr nga ish-kryetari Ziadin Sela e ka thirrur edhe zyrtarisht Kuvendin Qendror të partisë për të shtunën, më 10 shkurt.
Sela e thirri Kuvendin pas qëndrimit publik të kryetarit aktual të Aleancës, Arben Taravari, për koalicion me opozitën shqiptare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Taravari publikoi ditë më parë se e ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit, duke publikuar emrat e atyre që kanë firmosur mbështetjen për kryetarin aktual.
Mbledhja e Kuvendit Qendror është caktuar për në orën 13:00 në Bushi Resort – Shkup.



