Vazhdon gjyqi për zjarrin në diskotekën “Puls”, mbrojtja paraqet provat

Gjyqi lidhur me zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan pritet të vazhdojë sot në sallën e gjyqit brenda burgut të Idrizovës – që është pjesë e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit – me paraqitjen e provave të propozuara nga mbrojtja.

Çështja po shqyrtohet nën drejtimin e gjykatëses Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.

Ndryshe kujtojmë se gjashtëdhjetë e tre persona humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë u lënduan në zjarrin që përfshiu klubin e natës “Puls” në Koçani më 16 mars 2025, gjatë një koncerti të grupit DNK. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda në historinë e fundit të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button