Ndërtohet roboti më i vogël në botë me gjymtyrë të njeriut

Një grup prej katër inxhinierësh në një shkollë në Hong Kong kanë hyrë në librin e rekordeve “Guinness” për ndërtimin e robotit më të vogël në botë që përmban gjymtyrët e njeriut.

Aaron Ho Yat Fung, Isaac Zachary To, Justin Wang Tou Duong dhe Ngo Hei Leung, anëtarë të ekipit të robotikës ndërtuan një robot me përmasa 14 centimetra të gjatë.

Rregullat për rekord kërkojnë që roboti të jetë i aftë të lëvizë me dy këmbë, t’i lëvizë shpatullat, bërrylat, gjunjët dhe ijët.
Krijuesit thanë se shpresojnë se roboti i tyre do të shërbejë si një mjet arsimor me kosto të ulët për studentët me të ardhura të ulëta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button