Qindra tek shtëpia e Taravarit për përkrahje, ai thotë : Nuk më ndalë as plumbi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka marrë mbështetje nga qindra përkrahës gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Siç duket nga fotot e publikuara nga vetë Taravari dhe video nga Tv21, shumë përkrahës kanë shkuar para shtëpisë së tij në Gostivar dhe me brohoritje dhe duartrokitje kanë shprehur mbështetje për idenë e Taravarit për bashkim me opozitën.
Në videon e TV21 Taravari dëgjohet duhet thënë se habitet me afërsinë dhe dëshirën e disa bashkëpartiakëve të tij për tu bashkuar me BDI-në.
“Si kryetar partie që jam, kam të drejtën të shpreh mendimin tim, ta them atë që është më mirë për shqiptarët, për ta kthyer kredibilitetin e partisë. Por gjeta një nervozizëm te disa anëtarë të partisë, që janë edhe funksionarë, nuk e di pse janë ofruar me BDI-në dhe duan me çdo kusht ta mbajnë BDI-në në pushtet.”- tha Taravari.






