Vodhi 8 mijë euro dhe e paraqiti në polici se atij i është bërë vjedhje, kapet strugani

Policia e Strugës ka ndalur në stacion N.S.(25) nga Struga. Kjo për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale të kallëzimit të rremë. Siç njofton policia, strugani 25 vjeçar ka marrë një çantë me para të kompanisë dhe ka denoncuar në polici se i është bërë vjedhje për të mbuluar gjurmët. Por policia e ka zbuluar.
“Më datë 19 dhjetor, i pandehuri ka denoncuar në mënyrë të rreme se në ndërmarrjen ku ishte i punësuar nga automjeti i pasagjerëve “Opel” i parkuar në pronësi të kompanisë, i është marrë një çantë me para, por në fakt ai i ka marrë paratë dhe i ka shkaktuar dëm kompanisë prej 593.625 denarë”, njoftoi MPB.



