Gashi: 11 Tetori simbolizon guximin dhe qëndresën, liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet t’i ruajmë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, uroi qytetarët me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore. Ai tha se kjo datë është ndër momentet më të rëndësishme të historisë së Maqedonisë dhe kujtesë e luftës për liri e dinjitet.

“Ky festë na rikujton vlerat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike dhe e drejtë: liria, solidariteti, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa”, u shpreh Gashi.

Ai theksoi se brezat e sotëm kanë për detyrë ta ruajnë me respekt kujtimin e të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan për lirinë, ndërsa guximin e tyre ta kthejnë në përgjegjësi dhe përkushtim për zhvillimin e shtetit.

“Detyrimi ynë është ta ruajmë me respekt kujtimin e të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan për lirinë, ndërsa guximin e tyre ta shndërrojmë në përgjegjësi, unitet dhe përkushtim ndaj zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit dhe së ardhmes evropiane të vendit tonë”, tha kryetari i Kuvendit.

Gashi vlerësoi se vetëm përmes bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe respektimit të dallimeve mund të ndërtohet një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i vlerësuar në mënyrë të barabartë dhe ka mundësi të kontribuojë në përparimin e përbashkët.

Ai porositi se 11 Tetori duhet të shërbejë vazhdimisht si kujtesë se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhen kultivuar dhe mbrojtur. Gashi u uroi qytetarëve paqe, mirëqenie dhe përparim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button