VLEN: 335 mijë euro për hallin e Grubit, ndërsa mbi 350 mijë shqiptarë u larguan nga vendi

Halli i Artan Grubit është pasaporta. Për të janë ofruar mbi 335 mijë euro garanci, vetëm që të jetë i lirë dhe të vazhdojë jetën e tij.
Sot shohim njerëz të taborit të Grubit që ofrojnë prona si garanci. Por pyetja mbetet: E kujt është kjo pasuri dhe si është fituar? I madh e i vogël e di sa vite punë e sakrificë duhen për të ndërtuar një shtëpi. Ndërsa për hallin e Grubit, qindra mijëra euro dalin menjëherë në tavolinë.

Por pyetja kryesore është tjetër: Pse kur ishte halli i qytetarit, nuk kishte as para, as zgjidhje, as përgjegjësi?

Gjatë viteve të pushtetit të BDI-së, mbi 350 mijë shqiptarë morën rrugën e kurbetit. Pas kësaj shifre nuk fshihen thjesht numra, por familje të ndara, shtëpi të zbrazura, prindër që mbetën duke pritur dhe një brez të tërë të rinjsh që u detyruan të kërkojnë të ardhmen larg vendlindjes.

Ndërsa shqiptarët iknin për të siguruar bukën dhe një jetë më të mirë, funksionarët e BDI-së ndërtonin pasuri dhe sot aktivistët e tyre dalin të mbrojnë “shpëtimtarin e Mijallkovit”, njeriun e listës së zezë Amerikane dhe njeriun që e mbolli kumarin në çdo vendbanim shqiptar.

Kjo është diferenca mes halleve të qytetarëve dhe halleve të BDI-së.
BDI-ja pati pushtetin, por shqiptarëve u la kurbetin.

Sot, me VLEN-in, po punohet që të rinjtë të mos e shohin largimin si të vetmen rrugë dhe që ata që kanë ikur të kenë arsye të kthehen në vendin e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button