Sami Morina zgjidhet kryetar i ri i OEMVP-së

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka mbajtur Kuvendin e VI-të Zgjedhor, ku është zhvilluar procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në kuadër të procesit zgjedhor, Kuvendi ka zgjedhur Sami Morinën si kryetar të Këshillit Drejtues të OEMVP-së.

Morina do ta udhëheqë Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në Kuvend morën pjesë anëtarët e rinj të Kuvendit, Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të OEMVP-së, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button