Dënimi i Thaçit, Mishetiq kërkon përgjigje: “Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka publikuar një video të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ka ngritur pikëpyetje lidhur me atë që Vuçiq kishte deklaruar për dënimin e ish-presidentit të Kosovës.

 

Sipas Mishetiqit, Vuçiq u takua me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris dhe më pas deklaroi se një “lider evropian dhe botëror” i kishte thënë se Hashim Thaçi do të merrte një “dënim të rëndë”.

Mishetiq pyet se si Macron mund të kishte informacion për rezultatin e aktgjykimit gjashtë ditë para shpalljes së tij, më 16 shtator, dhe pse një çështje e tillë ishte diskutuar me Vuçiqin.

 

“Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse po fliste me Vuçiqin për këtë çështje?”, shkroi Mishetiq në rrjetin X, duke theksuar se këto janë pyetje që mbeten pa përgjigje.

 

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës dënuan Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

 

Deri tani, nuk ka konfirmim të pavarur se Macron kishte dijeni paraprake për vendimin e gjykatës. Pikëpyetjet burojnë nga deklarata e Vuçiqit dhe interpretimi i saj nga avokati i Thaçit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button