Sali: Vizita e Ursula von der Leyen, mundësi për të forcuar bashkëpunimin për të ardhmen evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur në Shkup presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sali tha se vizita përbën një mundësi për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, me fokus në hapa konkretë dhe përfitime për qytetarët.

“Kënaqësi të mirëpresim Ursula von der Leyen në Shkup!

Një mundësi për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, me fokus te hapat konkretë dhe përfitimet për qytetarët”, shkroi Sali.

Vizita e von der Leyen në Shkup është pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit fokusi është te hapat e mëtejshëm në rrugën drejt BE-së dhe procesi i integrimit gradual.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button