Von der Leyen i jep këshillë Mickoskit për Bullgarinë: Mucunski do të kërkojë takim në Sofje

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari se si e pranoi propozimin e tij që BE-ja të përfshihet në bisedimet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, tha se ajo e këshilloi atë si hap të parë të kërkojë një takim zyrtar dypalësh gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Sofje javën e ardhshme.

“Pra, do të përpiqem të jem specifik në lidhje me pyetjen tuaj dhe do të dal nga fjalori formal diplomatik. Mora këshillë nga Presidentja që javën e ardhshme Ministri ynë i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të jetë në Sofje, arsyeja për këtë është Korridori 8 dhe projektet që po lëvizim brenda atij Korridori 8, për t’i kërkuar pritësit një takim në baza dypalëshe. Menjëherë i kërkova Ministrit të dërgonte një notë diplomatike dhe të kërkonte një kohë për një takim dhe një takim me kolegun e tij dhe le të fillojmë, le ta zhvendosim procesin nga diku”, tha Mickoski.

Në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët për shtyp, ai theksoi se ai dhe Presidentja e KE-së diskutuan hapur sfidat që kemi në marrëdhëniet me fqinjin tonë lindor.

“Dëshira jonë është që këto çështje të kapërcehen përmes dialogut, me mirëbesim dhe me respekt të ndërsjellë. Gjithashtu, në takimin e sotëm folëm, dhe e përmenda, se presim që BE-ja të përfshihet në këtë proces dhe nuk po i kërkojmë Unionit të mbajë anë. Po i kërkojmë asaj të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme evropiane në të cilën ajo që është rënë dakord do të jetë e qartë, detyrimet do të vlejnë për të gjithë dhe procesi i pranimit nuk do të hapet përsëri për kushte të reja dypalëshe. Çdo zgjidhje duhet të krijojë siguri se me përmbushjen e saj, një fazë mbyllet dhe rruga për në tjetrën hapet pa hapësirë për interpretime të reja ose kërkesa shtesë”, tha Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button