Huseini pret Kasamin dhe Azizën në Çellopek, në fokus pritshmëritë e banorëve të Bërvenicës

Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka mirëpritur bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, dhe deputetin Adnan Azizi në Çellopek, ku së bashku kanë falur namazin e xhumasë dhe më pas kanë bashkëbiseduar me banorët.

Huseini bëri të ditur se takimi në një kafene me qytetarët u shfrytëzua për të diskutuar nga afër për Çellopekun dhe ndryshimet që banorët presin në komunën e Bërvenicës.

“Kënaqësi të mirëpres bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami dhe deputetin Adnan Azizi. Së bashku falëm xhumanë dhe më pas, në një kafe me banorët, bashkëbiseduam nga afër për Çellopekun dhe ndryshimin që e presin në komunën e Bërvenicës”, ka shkruar Huseini.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button